Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi, në profilin e tij në Facebook ka shkruar se marrëveshjet e Thaçit e Mustafës me Beogradin, kanë bërë që Serbia të kthehet në Kosovë.
“A DONI DËSHMI TJETËR PËR DORËHEQJEN E QEVERISË SE KOSOVËS?
Marrëveshjet e Thaçit e të Mustafës, për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë?! Shikoni ku përfunduan?! Përfunduan në kthimin e Serbisë në Kosovë!
Qytetarët duhet të shikojnë se çka prodhuan, marrëveshja e 19 prillit 2013 dhe ajo e 25 gushtit v2015!
Për marrëveshjen e 19 prillit deputetëve ju pata thënë: Kjo marrëveshje kështu si është, është e papërfunduar dhe nuk kemi mundësi të dimë se çka po votojmë!
Megjithatë marrëveshja i mori mbi 85 vota?!
Nuk e di sesi ndihen sot, ata që e votuan!
Nuk besoj që duhet ndonjë dëshmi tjetër, për dorëheqjen e kësaj Qeverie?!”, ka shkruar ai. /Telegrafi/