Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se partia e tij nuk ka vërejtje për procesin zgjedhor në Drenas.
Krasniqi, duke komentuar zgjedhjet në Drenas, ka thënë se në rend të parë ka fituar demokracia, ndërsa ka shtuar se, 55 për qind e njerëzve kanë votuar kundër subjektit qe ka udhëheqë aty qysh nga paslufta.
Krasniqi ju është kundërpërgjigjur zërave nga PDK, duke thënë se nëse ata e konsiderojnë fitore humbjen e 10 mijë votave, atëherë kjo është çështje e tyre.
Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, duke folur në “Rrokum Rroll” të televizionit Rrokum, ka thënë se një aparat i tërë shtetëror i Kosovës ishte i aktivizuar dhe iu vërsul Drenasit, “por qytetarët e Drenasit me votën e tyre e kanë mundur tërë këtë aparat shtetëror”.