Zëdhënsi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se qeveria po vazhdon të jetë kundër Vetëvendosjes dhe kërkesave të saj, ndërkaq Serbinë dhe zyrtarët e saj i quan “partnerë në negociata”.
Postimi i plotë i Krasniqit:
– VETËVENDOSJE! kërkon bashkim kombëtar – Qeveria e quan nacionaliste;
– VETËVENDOSJE! mbanë flamurin kuq e zi – Qeveria e quan shoveniste;
– VETËVENDOSJE! proteston kundër ndarjes etnike të vendit – Qeveria e quan terroriste;
– VETËVENDOSJE! kërkon Republikë të pavarur nga Serbia – Qeveria e quan shtetrrënuese;
– Politikanët nga Serbia deklarojnë që Kosova është djep i Serbisë dhe që kurrë nuk do ta njohin Kosovën; që do të mbajnë zgjedhje në Kosovë sikur në Serbi, etj. – Qeveria i quan “partnerë në negociata”, “të parrezikshëm”, etj.