Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovë, Jakup Krasniqi, ka akuzuar presidentin e vendit Hashim Thaçi, se është bërë pjesë e fushatës elektorale në Drenas.
Krasniqi e ka quajtur ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në këtë Komunë, aktivitetin e Thaçit në fushatë zgjedhore, transmeton Telegrafi.
Lexojeni të plotë postimin e Krasniqit:
“PRESIDENTI NE FUSHATË PËR PDK-NË
Dje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivist të PDK-së.
Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas.
Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit.
Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës.
Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!
Kjo është ndërhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas.
Kjo sjellje antikushtetuese reflekton frikë!
Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!” (sic.), ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/