Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka shkruar në Facebook se politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes.
Krasniqi në Facebook shkruan “Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të ‘parëve’ tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!”.
Postimi i Krasniqit
“DO TË DOJA TË BESOJA?!
Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmes pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë!
Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!
A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim!
Unë do të doja të besoja?!
Me gjithë atë, le të shpresojmë!”