Site icon Telegrafi

Krasniqi: Po të mos ishte qeveria kaq arrogante, sot nuk do të diskutohej për viza

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi i cili po vazhdon të mbahet në arrest shtëpiak si i dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar qeverinë duke e quajtur arrogante.

Postimi i plotë i Krasniqit:

“Qe 1 vjet është shty demarkacioni. Po të mos ishte Qeveria kaq arrogante, për 1 vjet do të mund të:
1. Anulonte marëveshjen aktuale,
2. Shkarkonte komisionin e Murat Mehës,
3. Të krijonte një komision të ri ku përfshihen ekspertët dhe opozita,
4. Të rinegocionte çështjen me Malin e Zi,
5. Të arrinte një marrëveshje të re që nuk cënon territor të Kosovës,
6. Ta sillte në Kuvend marrëveshjen e cila do të ratifikohej.
Dhe sot nuk do të kishte diskutime se kush po e vonon liberalizimin e vizave, etj”(sic.)

Exit mobile version