Telegrafi

Krasniqi përmes fotografive falënderon të gjithë ata që ndihmuan Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka falënderuar të gjithë ata persona që kanë mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt pavarësisë.

Krasniqi ka shpërndarë në Facebook disa fotografi, ku shihet me ish-sekretaren e SHBA-ve, Madeleine Albright, me ish-kryeministrin e Britanisë, Tony Blair dhe shumë personalitete nga bota.

Postimi i tij i plotë:

Një falënderim për ata që na mbështeten dje në çlirim e pavarësi dhe sot po na mbështetin në ndërtimin e ushtrisë!

Disa fotografi të takimeve zyrtare.

1. Bruksel, prill 1999.
Të tjerat janë takime zyrtare në SHBA, e Kosovë, me zyrtar të lartë të SHBA.
2. Takimet me zyrtarë të lartë të Britanisë së Madhe dhe
3. Nga takimet zyrtare në PE. /Telegrafi/