Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka kujtuar momentin kur është paraqitur për herë të parë si zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1998.
Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “ishte rrugëtimi që duhej bërë domosdoshmërisht”.
Postimi i Krasniqit:
“Më rastin e 20 vjetorit
Paraqitja e parë publike si zëdhënës i UÇK-së.
Ishte kjo para 20 viteve. I kishte vështirësitë e saja të shumë natyrave.
Ishte rrugëtimi që duhej bërë domosdoshmërish! Pasi rrugët mund të bëhen vetëm duke ecur”, ka shkruar ai.