Telegrafi

Krasniqi për zyrtarët serbë: Kush i solli këta njerëz në Qeveri?

Jakup Krasniqi, ish kryetar i Kuvendit, tash anëtar i NISMA-s për Kosovën, ka reaguar ndaj gjestit që zyrtarët serbë të Qeverisë së Kosovës kanë bërë gjatë një pritjeje të përfaqësueses së Serbisë në vaterpolo në Mitrovicën Veriore.

Më herët u raportua se zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq, ministri i Pushtetit Lokal Lubomir Mariq dhe ministri për Kthim dhe Komunitete Dalibor Jevtiq shihen duke duartrokitur së bashku me pjesëmarrësit e tjerë në këtë pritje, teksa brohorisnin refrenin “Kosovo je srce Srbije”(Kosova është zemra e Serbisë).

Krasniqi pyet se kush i solli këta njerëz në Kuvend e Qeveri.

“Portalet po shkruajnë: ‘Ministrat serbë të Qeverisë, duartrokasin për ‘Kosova është zemra e Serbisë. Nuk po mund ta dijë, pse gjarprit njerëzit dëshirojnë t’i bijën në bisht? Kur nga bishti nuk vije asnjë rrezik!

Po kush i solli ata njerëz në Kuvend e Qeveri?

A nuk i sollën marrëveshjet e Brukselit te Isa & Hashimit?Pse po bëhemi si struci? I cili duke e fut kokën në zall mendon se i shpëton rrezikut? A nuk po dom, nuk po dim apo nuk po shohim, se Kryeministri ynë, nuk po hezit on të fol me shefin e ministrave të tij, Vuciqin edhe për “Zajednicën”. Ndërsa nuk është i gatshëm të bisedoj me opozitën për të shkuar në zgjedhje?! Ata na i futen në gji, Isa dhe Hashimi. Faji nuk është i samarit, … o njerëz!”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.