Site icon Telegrafi

Krasniqi për arrestimin e Haradinajt: Të ndërpriten bisedimet në Bruksel

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se arrestimi i liderit të AAK-së Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze është dëshmia më e mirë se ky format i bisedimeve me Beogradin në Bruksel duhet të ndërpritet.

Krasniqi ka kërkuar përgjegjësi për mënyrën e zhvillimit të bisedimeve në mes Prishtinës dhe Beogradin.

Ish-kryeparlamentari në reagimin e tij në Facebook,  ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të protestojnë në Paris e Bruksel.

Kujtojmë se ish-kryeministri i Kosovës, tash lideri i AAK-së Ramush Haradinaj është arrestuar pasditen e djeshme nga autoritetet franceze, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Lexoni postimin e plotë të Krasniqit në Facebook:

“Ramush Haradinaj duhet te lirohet

Ndalimi i tij në Francë është dëshmia më e mirë sesa Bisedimet e Brukselit kanë ndihmuar në lehtësimin e jetës se qytetarëve tanë?!

Kjo dhe shumë dëshmi të tjera na tregojnë se ky format i bisedimeve mes Kosovës e Serbisë duhet të nderpritet.

Dikush duhet ta merr përgjegjësinë, madje jo vetëm për mënyrën sesi janë zhvilluar këto bisedime, por edhe për të gjitha prodhimet e atyre bisedimeve!

Për ketë ndalesë, Kosova duhet të protestoj në Paris e në Bruksel! Kuptohet Istitucionalisht!

Te lirohet Haradinaj!” (sic). /Telegrafi/

Exit mobile version