Site icon Telegrafi

Krasniqi: PDK po shpërndanë afishet kundër Vetëvendosjes (Foto)

Grupe të caktuara në Partinë Demokratike të Kosovës, të lidhura me klanin ‘Pronto’, po paguajnë njerëz që të shpërndajnë afishe kundër Lëvizjes Vetëvendosje.

Kështu thuhet në deklaratën e zëdhënësit të kësaj Lëvizje, Frashër Krasniqi, i cili në një përgjigje elektronike për KosovaPress, ka thënë se PDK nuk po ka guxim që t’i realizojë aktivitetet publikisht, ashtu siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje.

Në deklaratën e Krasniqit thuhet se është interesante se si ata që po negociojnë me Serbinë e Vuçiqi-t, pra me pasardhësit e Millosheviqit dhe me udhëheqësit e Arkanit, po e akuzojnë Lëvizjen Vetëvendosje për ngjashmëri me Arkanin.

Sipas tij, ata që po ia japin Serbisë një republikë serbe brenda Kosovës, po bëjnë krahasime të tilla absurde.

Ai thotë se mos realizimi i aktiviteteve në mënyrë publike flet për frikë dhe panik të madh.

“Pushteti po e sheh që fundin e ka shumë afër dhe prandaj gjithë kjo panik”, thuhet në deklaratën e Krasniqit për KosovaPress-in.

Exit mobile version