Site icon Telegrafi

Krasniqi pas intervistimit në Hagë: Kreva obligimin tim ligjor konform ligjeve në fuqi

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi pasi ka përfunduar intervistimin nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë, në një prononcim për media the se e ka kryer obligimin e tij ligjor.

Krasniqi tha se e ka kryer obligimin ligjor konform ligjeve në fuqi.

“E kemi kryer një obligim tonin ligjor, konform ligjeve në fuqi”, tha shkurt Krasniqi.

Ndryshe edhe kryeministri Ramush Haradinaj pas përfundimit të intervisitimit tha se ka qenë i ftuar si i dyshuar mirëpo theksoi se nuk ia ka lejuar këshilla ligjore që të përgjigjet në pyetjet e parashtruara nga prokurorët. /Telegrafi/

Exit mobile version