Telegrafi

Krasniqi para trupit gjykues: Aktakuzën e kuptoj, po nuk pajtohem me të dhe nuk mbajë asnjë përgjegjësi

Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Para trupit gjykues, Jakup Krasniqi u deklarua i pafajshëm për akuzat që rëndojnë mbi të, ndërsa tha se nuk mbanë asnjë përgjegjësi për ato akuza, transmeton Telegrafi.

“E kam të vështirë të kuptojë si është përpiluar aktakuza. Akuzën e kuptoj, por nuk pajtohem me të, nuk mbajë asnjë përgjegjësi për atë që thotë. Deklarohem plotësisht i pafajshëm”, u shpreh Krasniqi.

Të pafajshëm u deklaruan edhe Thaçi, Selimi dhe Veseli.

Seanca gjyqësore ka filluar rreth orës 09:00.

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020. /Telegrafi/