Koalicioni PAN i ka 61 votat e nevojshme për krijimin e qeverisë së re dhe se qeverinë do ta bëjë menjëherë pas certifikimit të zgjedhjeve, tha Krasniqi për emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.
“Nga informacionet që kam unë kandidati për Kyreministër i këtij koalicioni i ka numrat dhe se vetëm po pret certifikimin zyrtar të zgjedhjeve, pastaj konstituimin e Kuvendit dhe krijimin e Qeverisë”, tha Krasniqi.
Ai thotë se ka deputetë nga subjekte të tjera politike shqiptare që janë shprehur të gatshëm për ta votuar qeverinë e koalicionit PDK-AAK-Nisma.
“Ne e dimë se deputetët sipas Kushtetutës e kanë të drejtën autonome për të marrë vendim që në fund të undit secili është përfaqësues i qytetarit të Kosovës. Unë konsideroj se jo vetëm deputetë të veçantë por edhe subjektet politike duhet të jenë më bashkëpunuese dhe vendit duhet t’ia dhënë një qeverisje”, tha ai.