Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka akuzuar partitë në pushtet për manipulimin e listave më veteranë.
Madje, ai ka ngritur shqetësime se më këtë numër kaq të madh të veteranëve vendi mund të shkojë në falimentim.
I pyetur për numrin e atyre qe kanë marr pjesë në luftën e UÇK-së, Krasniqi thotë se ky numër mund të jetë nga 15 deri në 20 mijë.
Në intervistën dhënë për emisionin Politikë, Krasniqi ka folur për Demarkacionin, për zgjedhjet e parakohshme si kërkesë e partive opozitare si dhe për zgjedhjet e brendshme të Nismës për Kosovën.
Atij i vije mirë që edhe zëra të fuqishëm nga radhët e pozitës po e thonë se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është e dëmshme për vendin.
Krasniqi, shpreh dyshime nëse do të jetë pjesë e ardhshme proceseve zgjedhore në vend, pasi tani thotë se do të përpiqet qe kontribuoj më tepër si këshillëdhënës se sa ekzekutues i politikave.