Site icon Telegrafi

Krasniqi: Nuk do të votojmë asnjë nga pikat e paraqitura në seancë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë duke shqyrtuar pesë projektligje financiare.

Lidhur me këtë, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë se nuk do ta votojnë asnjë prej këtyre pikave, përcjell Telegrafi.

“Nuk kemi votë për qeverinë e mashtrimeve 2.0. Nuk do të marrim pjesë në pikat në vijim të seancës”, tha Krasniqi.

Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare, shqyrtohen pesë projektligje financiare

Ndërkaq në seancën e re e cila do të nis në orën 11:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare si dhe Interpelancës së kryeministrit Avdullah Hoti dhe raportimit të tij dhe debatit parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/

Exit mobile version