Site icon Telegrafi

Krasniqi nuk ndalet, përsëri lojtar i ndeshjes

Liridon Krasniqi vazhdon shkëlqimin në Malajzi.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës ka vazhduar me paraqitje të mira me skuadrën e tij Kedah.

Kedah ishte mysafir tek skuadra e fuqishme Selangor dhe arriti një barazim me vlera 2-2.

Liridoni në këtë takim shkëlqeu duke bërë edhe një asistim në golin e parë, ndërsa 50 mijë tifoz në fund të ndeshjes e duartrokitën për paraqitjen e tij.

Kjo ishte hera e dytë radhazi që mesfushori nga Vitia shpallet lojtar i ndeshjes.

Ndërkohë pas këtij barazimi, Kedah zë pozitën e katërt në tabelë me nëntë pikë të tubuara. /Telegrafi/

Exit mobile version