Telegrafi

Krasniqi në takim me Lajçakun: PDK do të angazhohet fuqishëm në shtensionimin e situatës në veri

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel ka takuar Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Me të Krasniqi ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, me ç’rast i ka shprehur edhe një herë qëndrimet e PDK-së në raport me to.

Lexo po ashtu Pas vizitës në Francë, Krasniqi: Qasja e Qeverisë me aleatët është e papranueshme dhe e gabuar, po vë në rrezik sigurinë e vendit

Lideri opozitar tutje ka bërë të ditur se Lajçakut i ka thënë se PDK-ja do të angazhohet fuqishëm në shtensionimin dhe kthimin në normalitet në komunat në pjesën veriore të vendit.

ʺPër PDK-në janë të papranueshme veprimet të cilat po e largojnë Kosovën nga rruga e paalternativë e integrimit euro-atlantik dhe të cilat po i sjellin vendit sanksione nga partnerët tanë. PDK do të angazhohet fuqishëm në misionin e saj, që përmes të gjitha mjeteve demokratike, të ruaj nteresin e qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Kjo vlen edhe për sa i përket shtensionimit dhe kthimit të normalitetit në komunat e pjesës veriore të Kosovësʺ, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. /Telegrafi/