Site icon Telegrafi

Krasniqi: Në janar mund të tentohet sërish zhbërja e Gjykatës Speciale (Video)

Analisti, Albert Krasniqi në emisionin Debat D+” në RTV Dukagjini ka thënë se në janar mund të tentohet sërish zhbërja e Gjykatës Kushtetuese.

Ai ka thënë tentativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale mund të bëhet si proces i rregullt, përmes iniciativës ligjore, apo në formë më të shpejt, me mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme dhe të tentojnë ta shfuqizojnë. nuk mund të bëhet asgjë.

“Është mendu se atë natë ka përfunduar gjithçka. Nënshkrimet janë mbledh  për seancë të jashtëzakonshme, por nëse pritet tre muaj aty nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, tha Krasniqi.

Sipas tij, nënshkrimet duhet të mblidhen sërish nëse ka diçka të jashtëzakonshme, por ai tha se kjo mund të iniciohet edhe si proces krejt i rregullt, të merret iniciativë ligjore, të dorëzohen nënshkrimet në Kuvend me kërkesë për shpërbërje, të vendos Kryesia e Kuvendit për rend dite dhe të kërkohen votat e deputetëve.

“Ose në formë të shpejtë, me 40 nënshkrime të mblidhet prapë seanca dhe të tentojnë ta shfuqizojnë Ligji për Specialen. Por nëse do të ndiqet kjo formë është veprim i gabuar sepse duke e pasur të rregulluar me Kushtetutë nuk mund të bëhet asgjë”, tha Krasniqi. /Telegrafi/

 

Exit mobile version