Mesfushori nga Kosova, Liridon Krasniqi ka vazhduar me formën e tij të mrekullueshme.
Krasniqi e ka nisur ndeshjen nga minuta e parë si gjithmonë për skuadrën e tij Kedah në udhëtim tek Kuala Lampur.
Fatkeqësisht Kedah pësoi humbje me rezultat 4-3, por edhe në këtë takim Krasniqi arriti të shënonte një gol.
26-vjeçari arriti të shënonte golin e dytë për skuadrën e tij në këtë takim në minutën e 51’.
Paraprakisht Liridoni kishte asistuar tek goli i parë i skuadrës së tij i shënuar nga Pallares 10’.
Goli i sotëm ishte i treti në këtë edicion për Liridonin në kampionat, ndërsa ka bërë edhe po aq asistime.
Vlen të ceket se djaloshi nga Vitia edhe përkundër që ka kaluar nëpër një formë mjaftë të lartë në dy vitet e fundit nuk ka marrë ftesë nga Albert Bunjaku tek Përfaqësuesja e Kosovës.
Mbetet të shihet nëse trajneri i ri i Kosovës, Bernard Challandes do të vendos ta ftoj Krasniqin i cili së bashku me Valon Berishën janë mesfushorët më në formë që ka Kosova. /Telegrafi/