Site icon Telegrafi

Krasniqi: Ndonëse pa paga dinjitoze, Policia e Kosovës ndër institucionet më të shquara

Foto: Arkiv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha se Policia e Kosovës ndonëse me kushte jo të favorshme të punës e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim.

Krasniqi në një postim në Facebook shkruan se u janë përherë mirënjohës Policisë së Kosovës.

Lexoni të plotë postimin e Krasniqit:

23 vite më parë, Kosova u bë me Shërbimin Policor të Kosovës, që më pas u shndërrua në Polici të Kosovës, për t’i hapur rrugë mbrojtjes së qytetarëve, rendit dhe ligjit në vendin tonë.

Aktualisht, Policia jonë, ndonëse me kushte jo të favorshme të punës, e pa paga dinjitoze, mbetet një ndër institucionet më të shquara që ofron shërbim e siguri për secilin, pa dallim.

Respekt për punën dhe angazhimin e mijëra grave e burrave që ndër vite kanë vendosur të shërbejnë në Policinë Kosovës, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik.

Përherë mirënjohës!. /Telegrafi/

Exit mobile version