Site icon Telegrafi

Krasniqi: Me turizëm të aventurës, qëndrojmë më mirë se vendet fqinje (Video)

Nol Krasniqi nga “Ballkan Natural Adventure” ka thënë se turizmi i aventurës në Kosovë qëndron më mirë se turizmi kulturor.

“Turizmi aventurës është më i avancuar se turizmi kulturor në Kosovë. Qëndrojmë më mirë edhe Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia në këtë fushë”, ka deklaruar ai në emisionin “Përballje” të gazetarit Muhamet Hajrullahu në RTV Dukagjini.

Krasniqi thotë se në rajonin e Dukagjinit nuk po kemi kapacitete për të pritur numër të madh të turistëve.

“Para dy javësh, kanë ardhur në Pejë dy grupe të turistëve prej 55 personash, por po mungojnë kapacitetet. Mezi iu bëmë vend këtyre turistëve për të fjetur në dy hotele”, ka thënë Krasniqi.

Ai tha se shumica e turistëve ditor vijnë nga Shqipëria, ndërsa për periudha më afatgjata, prijnë turistët nga Britani e Madhe.

“Shumica e turistëve ditor vijnë nga Shqipëria. Shumica e turistëve javor janë nga shtetet e jashtme. Prijnë ata nga Britani e Madhe, por ka shumë edhe nga SHBA, Kanada etj”, tha agjenti turistik, përcjell Telegrafi.

Krasniqi tregon se ka edhe shumë turistë nga Singapori, pasi ai dyshon se kjo ndodhi për shkak të disa shkrimeve në gazetat e atij vendi.

Siguria është si në vendet evropiane sipas tij, madje edhe ua kalon në disa aspekte atyre vendeve.

“Është më sigurt se në vendet evropiane. Ne iu themi turistëve nga Berlini se është më sigurt se ne Berlin, sepse atje ua ndalojnë abuzimin me pije alkoolike”.

Krasniqi thotë se Kosova po ka problem në gjetjen e punëtorëve të kualifikuar për këtë sektor.

“Punuesit e guidave paguhen 100 euro për një ditë pune, dhe ne po kemi problem të gjejmë punëtor, prandaj po i marrim ata nga Shqipëria”, shton më tej ai.

Problem mbeten edhe çmimet e transportit deri në Kosovës sipas agjentit turistik.

“95 për qind e turistëve që i kemi po vijnë nga aeroporti i Podgoricës, për shkak të çmimeve më të lira”, ka përfunduar Nol Krasniqi nga “Ballkan Natural Adventure”./Telegrafi/

Exit mobile version