Telegrafi

Krasniqi: Kuvendi spektator, Presidenti po e bën ligjin

Albert Krasniqi

Albert Krasniqi nga KDI ka thënë se Kosova për nga forma e qeverisjes konsiderohet republikë parlamentare dhe Kushtetuta i ka përcaktuar Presidentit kompetenca ceremoniale dhe jo ekzekutive.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në Kosovë po ndodhë e kundërta, se Kuvendi është spektator dhe presidenti po e bën ligjin.

Postimi i tij i plotë:

Kosova, për nga forma e qeverisjes, konsiderohet të jetë republikë parlamentare.

Kushtetuta ka përcaktuar për Presidentin kompetenca ceremoniale dhe jo ekzekutive.

Çfarë po nodh në praktikë është pikërisht e kundërta. Kuvendi spektator. Presidenti po e bënë ligjin