Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi ka shkruar se dhjetëvjetori i Kushtetutës së Kosovës, është një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës, që meriton respekt.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
“Dhjetë vitet e Kushtetutës së Kosovës.
Një ngjarje e rëndësishme për Republikën e Kosovës. Ngjarje që meriton respekt, respekt për Kushtetutën, aktin juridik e politik më të lartin e shtetit.
Ndoshta meriton ndryshim, por, sigurisht kërkon më shumë respekt, për të pasur e gjetur më shumë respekt në zbatueshmërinë e saj, në mbrojtje të saj.
Sidomos nga ata që duhet të jenë gardianë të saj!”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/