Telegrafi

Krasniqi: Kurti, kryeministri i parë që shkoi në Leshak të Leposaviqit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, bashkë edhe me ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë marrë pjesë në disa aktivitete në veri të vendit.

Atje u vendosën gurthemelet për ndërtimin e tre shtëpive në Cerajë dhe Bistricë si dhe në Leshak u vendos gurthemeli për ndërtimin e nënstacionit të policisë në Leshak të Leposaviqi.

Krasniqi e vlerësoi lart vizitën e Kurtit atje, ku tha se ai është kryeministri i parë kosovar që shkon atje.

“Është kryeministri i parë për 25 vjet që merr pjesë në një aktivitet të investimeve publike në Leshak të Leposaviqit. Nuk pat lajm për ketë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.