Site icon Telegrafi

Krasniqi i kundërpërgjigjet Kurtit, thotë se kurrë s’ka pas vija të kuqe për PDK-në

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të dielën foli për mesazhet e publikuara në media të deputetëve të PSD-së me pjesëtarë të koalicionit qeverisës.

Ai tha se 12 deputetët e PSD-së u blenë nga presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, Kurti i quajti ish-partiakët e tij ‘tradhtarë’ të cilët janë blerë nga Hashim Thaçi.

Por deklarimeve të sotme të Kurtit, iu kundërpërgjigj deputeti i PSD-së, Frashër Krasniqi.

Përmes rrjetit social Facebook, Krasniqi ka publikuar një video të realizuar në vitin 2016 në Këshillin e Përgjithshëm të VV-së në Viti, ku ka thënë se Kurti pati refuzuar që Vetëvendosje të ketë vija të kuqe për PDK-në.

Lexo po ashtu Kurti thotë se ata që po dalin nga VV-ja po përfundojnë në prehër të PDK-së

“Albin Kurti as nuk ka pasur dhe as nuk do ë ketë. Veç mos i ardhë rasti se keni me u çuditë qysh ka me u arsyetu që ‘PDK’ tash ka ndryshuar nuk është e njëjta etj..ashtu siç përpiqet me arsyetu në këtë video”, ka shkruar ai duke thënë se anëtarët e VV-së, duhet të merren me veten.

“Merruni me veten sepse askush nuk është duke ju kuptu qysh mundet një subjekt “kaq serioz” me u marrë 90% të kohës me një subjekt “të vogël” e “joserioz”.

“I keni lodhë qytetarët tu shpifë, tu akuzu, tu qitë fall e tu vajtu. Ndaluni ma e mos na detyroni me ua shpërfaqë fytyrën e vërtetë. Mos te banalizojmë çdo debat, sepse nëse vazhdoni kështu, duhet t’i publikojmë të gjitha faktet e mbledhjeve që kanë të bëjnë me ndarjen tonë”, ka shkruar ai./Telegrafi

Exit mobile version