Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj shkrimit të kryeministrit Mustafa, lidhur me zgjedhjet e Serbisë në Kosovë, duke thënë se Mustafa ka ndërruar fjalët. “Ec e besoju këtyre njerëzve që i ndërrojnë fjalët më shpesh së çorapët!”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij facebook.
Krasniqi ka thënë se nuk është hera e parë që kryeministri ndryshon fjalët.
Postimi i plotë i Krasniqit:
“EC E MERRI VESH?!
Para pak dite Kryeqeveritari e qeveritarë me plotë gojën deklaruan: “Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, do të ketë grumbullim të votave nga OSBE-ja”. Por, sot paskan harruar se çka thanë para pak dite.
Sot deklarimi ka avancuar, Kryeministri paska deklaruar, po e konfirmojnë mediat: ‘Qeveria që unë drejtoj nuk i pengon qytetarët e saj të shprehin vullnetin e tyre. Qoftë edhe duke hedhur vota për zgjedhjet e Serbisë nëpër qendrat grumbulluese të cilat do t’i menaxhoj OSBE. Përkundrazi. Ne do t’ua mundësojmë atyre ta shprehin atë vullnet’.
Deklarimi i dytë nuk do të duhej të ndodhte, pasi ne veç e dinim se deklarimi do të ndryshonte. Ndryshimi i fjalëve, nuk është hera e parë që po ndodhë e më gjasë nuk do të j etë as e fundit”, ka shkruar Krasniqi.