Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndalë lojërat politike dhe arrogancën ndaj qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve grevistë.
Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka kërkuar që Kurti të ekzekutoj pagat.
“Kryeministër, lej pallavrat, qiti rrogat!”, ka shkruar lideri i opozitës në faqen e tij në Facebook.
Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media tha se inflacioni ka rënduar jetën e qytetarëve në Kosovë, prandaj do të fillojnë me një pako të re mbështetëse.
Ai në konferencën për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati tha se kjo po bëhet me qëllim që qytetarëve të ju lehtësohet përballja me inflacionin. /Telegrafi/