Anëtari i kryesisë së Federatës së Sindikatës së Shëndetësisë, Islam Krasniqi gjatë një intervistë për “Përballje ditore”, në Telegrafi ka thënë se kostoja e shërimit të sëmundjeve profesionale mbetet e lartë.
Krasniqi tha se vazhdon të mbetet problem parandalimi i sëmundjeve profesionale në vendin e punës.
“Janë disa vende të punës shkaktojnë sëmundje të rënda kronike që e bart sëmundjen dhe të punësuar e bënë pacient për ne dhe kostoja e shërimit është shumë e lartë”.
“Një problem tjetër i madh është parandalimi i sëmundjeve profesionale në vendin e punës. Një politraumë, një kancer i mushkërive, një diabet në vendin e punës apo një helmim në vendin e punës është një kosto shumë e lartë në trajtimin e këtyre pacientëve”, ka thënën Krasniqi.
Ai ka shtuar se duhet të ndiqen vendet e tjera për hartimin e udhërrëfyesve për sa i përket krijimit të listës së sëmundjeve profesionale.
“Të gjithë vendet e rajonit kanë nga një udhërrëfyes, apo dokument që e bënë një listë, pra për ta bërë këtë punë duhet të ndiqen vendet tjera”, ka shtuar ai.
Gjithashtu, Krasniqi në këtë intervistë ka folur për rëndësinë e kësaj liste. /Telegrafi/
Ky artikull është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e Qendrës për Politika dhe Avokim (QPA) dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian ose BIRN-it dhe AGK-së.