Telegrafi

Vdes një 21 vjeçare me COVID-19 pas lindjes – gjendja e foshnjës është e mirë

Një rast i ri i vdekjes në QKUK ka ndodhur të premten mbrëma. Një 21 vjeçare nga Podujeva me inicialet D.P., pasi ka kryer lindjen me prerje cezariane ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi.

Ai ka thënë se për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë, por që nuk ka mundur të mbijetojë.

21 vjeçarja po ashtu ishte e infektuar me coronavirus.

“Mund të konfirmoj se nga shefi i Njësisë Intensive të Mjekësisë Intensive mu konfirmua se ka ndërru jetë pacientja nga komuna e Podujevës e cila para disa orëve për shkak të gjendjes urgjente është dërguar në spitalin e Gjinekologjisë për tu kryer lindja me anë të prerjes cezariane dhe fatkeqësish pas kthimit në intensivë nuk i ka mbijetuar infeksionit me Covid-19”, tha Krasniqi.

Viktima ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në gjendje të rëndë dhe me urgjencë i ishte kryer lindja.

Ajo ishte në javën e 36 të shtatzënisë./Telegrafi/