Telegrafi

Krasniqi: Koha e Nismës po vjen

Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës Jakup Krasniqi tha sot në Lipjan se kjo është një dëshmi se koha e Nismës po vjen dhe kandidatët e Nismës me udhëheq për katër vitet e ardhshme Lipjanin.

Qytetarët e Kosovës dhe qytetarët e Lipjanit e kanë fatin që në këto zgjedhje merr pjesë edhe Nisma e cila do të jetë për të mbrojtur drejtësinë për qytetarët e Kosovës dhe Lipjanit.

“E kam fatin t’i njoh të gjithë kandidatët për kryetar të Lipjanit, por e them me bindje se kandidati Heset Sahiti është me vlera të larta dhe me vizion të qartë. E them me bindje se është fat për Lipjanin dhe për çdo fshat të kësaj komune. Heset Sahiti meriton më shumë se kryet i Lipjanit. Andaj, e keni nderin ta votoni Nisma për Kosovën në Lipjan dhe jam i bindur se nuk do të zhgënjeheni. Sahiti do të jetë përçues i frymës politike i cili do të respekton çdo qytetar”, tha Krasniqi.

Ai tha se arsimi duhet të jetë me rëndësi për qytetarët, edhe bizneset do të stimulohen nga ne, do të kenë taksa më të ulëta, andaj me ne qytetarët e Kosovës dhe Lipjanit do të marrin frymë më lirshëm.

Sipas tij, buxheti i komunës vetëm me Sahitin mund të implementohet si duhet. Ai kërkoi të votohet Heset Sahiti dhe kandidatët për asamblistit ku 23 tetori di ta na gjen në festë të gjithëve./Telegrafi/