Telegrafi

Krasniqi: Kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, na ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave

Albert Krasniqi

Albert Krasniqi, hulumtues politikash në organizatën “Demokraci Plus”, ka kritikuar akterët politikë në vend të cilët votuan në zgjedhjet e sotme në Shqipëri.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se po kjo elitë politike që po voton sot në Shqipëri, e ka humbur mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017.

Sipas tij, Kosova ka mbetur edhe pa Qakorrin edhe pa vizat.

“Shumica e këtyre elitave politike të Kosovës që sot po votojnë në zgjedhjet në Shqipëri, janë po të njëjtit që na humbën mundësinë e liberalizimit të vizave që nga viti 2017. Ata fituan edhe dyshtetësinë edhe pushtetin. Ne mbetëm edhe pa Qakorrin edhe pa vizat”, ka shkruar ai.

Në mesin e krerëve politikë të Koosvës që votoi në Shqipëri është edhe kryeministri, Albin Kurti.

Përveç njohësve politikë të cilët po kritikojnë Kurtin për pjesëmarrjen dhe votimin në zgjedhjet në Shqipëri, kritika mori edhe nga raportuesja e Kosovës në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon.

Von Cramon shkruan se votimi i Kurtit në Shqipëri është e papranueshme, derisa në shkrimin e saj në twitter është shprehur e habitur sesi kritikohet ndërhyrja e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiqit në Kosovë, ndërsa kryeministri Kurti voton në një shtet fqinj.

“Nuk mund ta kuptoj çfarë është kjo. Nga njëra anë të gjithë në Kosovë ankohen për ndërhyrje nga Serbia ose nga vet presidenti Vuçiq, por nga ana tjetër këtu kryeministri i Kosovës edhe voton në një shtet fqinj. E papranueshme. Të paktën jo për mua”, ka shkruar ajo në twitter./Telegrafi.