Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Frashër Krasniqi ka folur sot në Kuvend rreth akuzës që i është bërëpër terrorizëm, fjalim ky që iu ndalë javë më parë në Kuvend nga kryetari Kadri Veseli.
Krasniqi tha se që dy vjet i kanë akuzuar për terrorizëm, derisa sipas tij, Gjykata nuk ka pasur asnjë dëshmi.
“Për dy vjet na e i keni torturuar familjet tu na thënë terroristë”, tha Krasniqi, duke i përmendur deputetët e PDK-së, pastaj Kadri Veselin e edhe deputetët e LDK-së, kur i akuzonin për terrorizëm.
Lidhur me këtë reagoi deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, duke kërkuar nga Krasniqi t’i thotë emrat e deputetëve të LDK-së të cilët e kanë quajtur terroristë, e jo vetëm të jap deklarata.
Edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se herën e kaluar ia ka ndalë fjalën Krasniqit pasi tha fjalimin ” Unë kam dalë këtu për t’ua parë ftyrën juve deputetëve të PDK-së dhe të LDK-së edhe t’ua bëj disa pyetje”.
Veseli tha se çështjet e gjyqësisë të mos trajtohen në Kuvend, por në Gjykata.
Ndryshe, Frashër Krasniqi, Adea Batusha, Egzon Haliti dhe Atdhe Arifi janë akuzuar për sulm të Kuvendit të Kosovës. Pas shpalljes fajtorë nga Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit e ka kthyer rastin në rishqyrtim. /Telegrafi/