Telegrafi

Krasniqi i reagon Hotit, i bën një propozim për rrëzimin e Qeverisë

Deputeti i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratave të shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hotit, i cili fajësoi PSD-në, se po e mban në pushtet koalicionin PAN, dhe nuk po ndihmon në rrëzimin e Qeverisë, transmeton Telegrafi.

Krasniqi, ka thënë se Avdullah Hoti po ia lë fajin PSD-së, për dështimet e strategjisë së tyre.

Ai, ka ftuar LDK-në, që ta bëjnë një strategji të përbashkët për rrëzimin e Qeverisë.

Lexo po ashtu Hoti: PAN po e mban pushtetin në mënyrë jo demokratike, duke shfrytëzuar dy situata

“Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Dështimet e strategjisë së tyre, Avdullah Hoti prapë ia paska mveshur PSD-së.

Tash e 1 vit nënshkrimet tona për rrëzimin e qeverisë i keni të deponuara. Tash e 1 vit po ju presim që me strategjinë tuaj ta rrëzoni Qeverinë. Tash e 1 vit krejt çka kemi parë janë vajtimet pa asnjë efekt dhe pa asnjë rezultat.

Ejani ta bëjmë një strategji të përbashkët me PSD-në për rrëzimin e Qeverisë dhe do ta shihni rezultatin. Nuk rrëzohet qeveria me vajtime /Telegrafi/