Telegrafi

Krasniqi: Hashimi, Kadriu dhe Rexhep Selimi s’e kanë pajisur me armë Fehmi Lladrovcin (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nisma për Kosovën, Jakup Krasniqi, ka thënë se për çështjen e pasjeve me armë është marrë Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi.

Lexo po ashtu Krasniqi: Thaçi me grupin e tij, e kanë penguar Fehmi Lladrovcin të hyjë në Kosovë (Video)

“Ai ka kërkuar armatim më të mirë, më cilësor. Ne kishim armë. Ky nuk është faji im, sepse s’ka qenë punë e imja ndarja e armëve. Kanë qenë njerëzit e caktuar dhe ata duhet të tregojnë pse e kanë lënë në atë gjendje Fehmi Lladrovcin. Janë Hashimi, Kadriu dhe Rexhepi. Këta kanë qenë në grupin që e ka pasë për detyrë ndarjen e armëve”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Politikë” në Tribuna Channel.

Krasniqi shton se nuk ka pasur problem me asnjë njëri – as gjatë luftës, as pas luftës e sidomos jo me Fehmi Lladrovcin.

“Kjo është shkolla Pronto e cila mund të krahasohet me politikën e Gebelsit, Stalinit dhe Millosheviqit. Dhe, sigurisht është një shkollë e UDB-ës, që ky vend e ka përjetuar me dekada”, tha Krasniqi.