Infektologu Valbon Krasniqi thotë për RTV Dukagjinin se gjendja në Klinikën Infektive është rënduar mjaft shumë gjatë dy javëve të fundit.
“Kemi mbi 40 pacientë që janë me oksigjeno-terapi derisa Reparti Intensiv tanimë pothuajse është mbushur me kapacitet të plotë. Kemi gjashtë pacientë në këtë repart ndërsa pesë prej tyre janë në gjendje kritike”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Infektologu thotë se dy vdekjet e fundit kanë qenë të shtrira në Klinikën e Pomologjisë dhe nuk janë përfshirë në shifrat e mësipërme.
Krasniqi thotë se gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të funksionalizohet edhe ndërtesa e mjekësisë sportive që është e destinuar për të trajtuar pacientët me oksigjenoterapi dhe që kanë nevojë për kujdes intensiv.
Infektologu thotë se tashmë fokusi është në trajtimin e pacientëve të shtrirë në Klinikën Infektive dhe sipas tij edhe spitalet rajonale duhet ta bëjnë punën e tyre në mënyrë që në Klinikën Infektive të trajtohen vetëm rastet më të rënda me coronavirus./Telegrafi/