Ish-kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka deklaruar se fajtori për taksën duhet të kërkohet në Beograd.
Sipas tij, qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit.
“Ajo që duhet thënë në mënyrë të qartë është, se taksa nuk është vendosur kundër asnjë njeriu të Kosovës, as ndaj pakicës serbe, madje as kundër bizneseve serbe, por është vendosur kundër politikës armiqësore serbe. Madje qytetarët serbë të Kosovës dhe bizneset serbe në Serbi, të gjitha ankesat që kanë duhet t’i drejtojnë kundër qeveritarëve serbë të Beogradit”, thotë Krasniqi.
Krasniqi ka thënë se Beogradi është përgjegjësit kryesor të të gjitha raporteve serbe e shqiptare.
“Nëse ka dhe ka lumenj gjaku në mes serbëve e shqiptarëve, të gjitha përgjegjësit janë në Beograd dhe askund tjetër”, ka shkruar ai në Facebook, njofton Telegrafi.