Majlinda Kelmendi ka kaluar në finale të Grand Slamit në Paris.
Kampionia olimpike e ka mposhtur në gjysmëfinale amerikanen, Angelica Delgado në kategorinë deri në -52 kg.
Në finale të këtij Grand Slami Majlinda do të përballet me japonezen Natsumi Tsunoda, e cila mposhti kosovaren Distria Krasniqi në gjysmëfinale, duke shmangur një finale kosovare në këtë Grand Slam. /Telegrafi/