Site icon Telegrafi

Krasniqi: E kam gënjyer shefin kinse kam fëmijën e sëmurë, kam dalë në protesta të LVV-së

Procesi i zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes Vetëvendosje po përcillet me disa pakënaqësi.

Disa aktivistë tashmë kanë deklaruar dorëheqjen për shkak se kandidaturat e tyre për drejtimin e strukturave lokale janë refuzuar.

Mirëpo ka prej tyre që vazhdojnë të besojnë se duhet respektuar vendimet e partisë.

Aktivisti shumëvjeçar i LVV-së, Dardan Krasniqi thotë se për këtë parti ka sakrifikuar shumë.

Ai thotë se për të ngritur organizatën është detyruar të gënjejë punëdhënësit.

Lexo po ashtu Zgjedhjet e brendshme shkaktojnë pakënaqësi në LVV, largohen disa aktivistë

Megjithatë shton se atij i dhimbset më shumë humbja e një aktivisti se një deputeti.

“Aktivisti ka dhënë shumë për fitoren e Lëvizjes. Nuk dua të lavdërojë veten, por unë kam gënjyer shefin se kinse e kam djalin të sëmurë, dhe kam dalë në protesta dhe madje jam arrestuar. Pastaj shefi më ka parë. Pra ne kemi sakrifikua”, deklaroi Krasniqi në RTV Dukagjini.

Partia më e madhe në vend, më 1 shtator ka hapur fushatën zgjedhore për nivelin e tretë organizativ.

Ky nivel përfshinë kreun e partisë, kryetaren e grupit të grave si dhe kryetar të rinisë. Procesi sipas njoftimit të partisë pritet të përfundoj më 23 shtator 2022./Telegrafi/

Exit mobile version