Telegrafi

Krasniqi: Agim Ramadani dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka kujtuar 24 vjetorin e rënies së komandant, Agim Ramadanit. 

Krasniqi përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet Atdheu.

Sipas tij, Agim Ramadani jeton në zemrat e secilit shqiptar përmes vargjeve dhe luftës së tij.

“24 vjet nga rënia heroike e Agim Ramadanit – komandant “Katanës”. Duke i prirë një prej betejave më të rëndësishme të luftës çlirimtare, asaj për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, Agimi u flijua edhe vet që ai kufi të mos mbyllet më. Përmes jetës dhe veprës, si poet e patriot, Agimi dha shembullin e veçantë se si duhet dhe mbrohet atdheu. Sot, përmes vargjeve dhe luftës së tij, ai jeton në zemrat e secilit shqiptar atdhedashës”, ka shkruar Krasqni. /Telegrafi/