Telegrafi

Krani humbi kontrollin, ra mbi kulmin e një shtëpie (Foto)

Autoritetet kanë filluar hetimet, për të zbuluar arsyet si si një kran e humbi kontrollin dhe ra mbi kulmin e një shtëpie në Sussex të Anglisë.

Në momentin që po lëshonte material ndërtimor, makina transportuese është rrëzuar dhe ka mbetur mbi objektin e banimit që kushton rreth 700 mijë funte, transmeton Telegrafi.

“Të gjithë që ishin në kabinën e makinës që operonte me kranin, kanë dalë të pa lënduar, ndërsa në shtëpi nuk ka lëndime në njerëz. Po hetojmë shkaqet e rrëzimit” thuhet në raportin e kompanisë kontraktuese, që ka marrë përsipër shpenzimet e merremetimit.

Shtëpia ku ra krani që po kryente një transport

Raportohet se ky kran ishte angazhaur për të kryer një transport shumë specifik, ndërsa operatori kishte qenë i fokusuar që të përfundonte me përpikmëri.

Mirëpo, gjithçka ka dalë përnjëherë nga kontrolli, duke bërë që krani të anohet dhe të përfundojë mbi shtëpinë në të cilën po kryente punime. /Telegrafi/