Telegrafi

Krahu i armatosur i Hamasit paralajmëron më shumë sulme drejt Izraelit

Pjesa e armatosur e Hamasit thërret për më shumë sulme drejt territoreve izraelite.

Në një video të transmetuar nga televizioni Al Jazeera, zëdhënësi i njohur i Hamasit, Abu Ubaida, ka thirrur për intensifikim të sulmeve ndaj trupave izraelite.

“Ne bëjmë thirrje për intensifikim të konfrontimit me okupatorët në të gjithë Bregun Perëndimore dhe të gjitha frontet e rezistencës”, deklaroi Abu Ubaida, zëdhënësi i Brikadave al-Qassam.

Ndërkohë, janë zbardhur më shumë detaje nga marrëveshja e rënë dakord mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, raporton skynews.

Lexo po ashtu Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Izraelit dhe Hamasit

Grupi militant ka thënë se 200 kamionë do të dërgojnë “ndihma dhe furnizime mjekësore” në “të gjitha zonat e Rripit të Gazës” çdo ditë gjatë armëpushimit katër-ditor.

Katër kamionë të tjerë do të dërgojnë në enklavë karburant dhe gaz çdo ditë të armëpushimit.

Ndryshe, Katari ka noftuar se armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit do të fillojë nesër në ora 7, pengjet e para do të dorëzohen në 16:00. /Telegrafi/