Site icon Telegrafi

Krahë pule me patate: Me salcën e përgatitur në këtë mënyrë nuk do t’i rezistoni dot

Salcën për krahë pule mund ta përgatisni shpejt dhe shumë lehtë

Ju duhen:

▪ 1 kg krahë pule,
▪ kripë,
▪ vaj,
▪ erëza,
▪ hudhra të grimcuara,
▪ shafran i Indisë,
▪ 1 lugë salcë soje,
▪ 1 lugë salcë kosi,
▪ pak piper i bluar sipas dëshirës.

Përgatitja:

Vendosni krahët e pulës në një enë dhe më pas shtoni kripë. Shtoni vaj, erëzat, hudhrën, shafranin e Indisë, salcën e sojës, pak piper të bluar dhe salcën e kosit. Bashkoni të gjitha.

Rendisni në një tepsi të mbuluar me letër për pjekje. Në enën ku ishin krahët, copëtoni patatet dhe përzieni. Vendoseni pranë mishit ose poshtë tij, sipas dëshirës.

Piqeni për një orë në 200 gradë C.

Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi!

Exit mobile version