Telegrafi

Krahasoi foshnjën mbretërore me shimpaze, shkarkohet prezantuesi i BBC-së, Danny Baker

Foto: Getty Images/Guliver

Danny Baker u shkarkua nga gjiganti televiziv, BBC, për shkak të një statusi të bërë në rrjetin social Twitter.

Ata shprehen se gazetari tregoi një “gabim serioz të gjykimit” për foshnjën mbretërore, të sapo ardhur në jetë.

Danny Baker (Foto: Anthony Harvey/Getty Images/Guliver)

Baker kishte publikuar në Twitter një imazh të një çifti i cili mbante për dore një shimpaze, duke ironizuar me Princin Harry dhe Meghan Markel, që sapo janë bekuar me një fëmijë.

“Foshnja mbretërore po largohet nga spitali”, shkruhej në mbishkrimin e kësaj fotografie.

Si rrjedhojë, prezantuesi i BBC 5 Live u akuzua për tallje racore me trashëgimtarin e Dukës së Sussex-it.

I njëjti ka kërkuar më pas falje publike duke thënë se fotografinë e kishte menduar si argëtuese, si diçka që mund ta bënte edhe me fëmijët e tjerë, madje edhe fëmijën e tij.

Mirëpo shefat e BBC-së e kanë parë si të pafalshëm këtë gabim, deri sa kanë arritur edhe në shkarkimin e tij. /Telegrafi/

Princ Harry dhe Meghan Markle Archie Harrison Mountbatten-Windsor (Foto: Dominic Lipinski – WPA Pool/Getty Images/Guliver)