Shkupi ka shënuar rënie të ndotjes së ajrit në tremujorin e parë të vitit 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Sipas analizave nga ana e stacioneve matëse shtetërore për nivelin e grimcave PM10, në muajt janar, shkurt dhe mars shihet rënie e ndotjes në kryeqytet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në krahasim me disa vjet më parë kur Shkupi ishte në krye të listës me qytetet më të ndotura, këtë vit është në vendin e 380, sipas IQair.
Deri tani, vlera më e lartë e grimcave PM10 është matur në vitin 2017, kur kishte 365.5 mikrogram në metër kub. Prej atëherë, ndotja e ajrit është ulur vazhdimisht.
Duhet të theksohet se këtë vit nuk ka pasur masa emergjente, si dhe është vendosur transporti falas, janë rritur çmimet e parkingjeve, me çka janë zvogëluar gazrat e dëmshëm dhe pasojat e tyre.
Më poshtë i keni numrat e ndotjes së ajrit nga viti 2015 deri në 2021: