Ole Gunnar Solskjaer është nën një presion të madh te Manchester United, sidomos pas humbjes 1-0 në shtëpi ndaj Arsenalit.
Trajneri norvegjez e shijoi ndeshjen e 100-të si trajner i Djajve të Kuq në të dielën e javës që shkoi, mirëpo rezultati i la shije të hidhur.
Manchester United është aktualisht në vendin e 15-të me shtatë pikë të grumbulluara, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara.
Klubi anglez thuhet se po e mendon shkarkimin e Solskjaerit, pasi David Moyesit, Louis van Gaalit dhe Jose Mourinhos nuk iu kishte dhënë një rast i veçantë.
Sidoqoftë, Football365 ka bërë krahasimin e statistikave për 100 ndeshje në mes të norvegjezit dhe Jurgen Kloppit si trajner i Liverpoolit dhe befasisht Solskjaer është fitues.
Solskjaer vs Klopp
Ndeshjet e zhvilluara: Solskjaer 100, Klopp: 100
Fitore: 56 – 50
Barazime: 20 – 29
Humbje: 24 – 21
Golat e shënuar: 186 – 182
Golat e pranuar: 104 – 108
Pikët (në të gjitha garat): 188 – 150
Pikë për ndeshje (në të gjitha garat): 1.88 – 1.5
Pikët në Ligën Premier: 113 – 125
Pikët për ndeshje në Ligën Premier: 1.74 – 1.81
Përqindja e fitoreve: 56% – 50%. /Telegrafi/