Telegrafi

Krah miqve në Shqipëri, Bebe Rexha performon live dhe tregon se ka të preferuar sopranon Inva Mula

Këngëtarja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, gjatë këtyre ditëve ka vizituar trojet shqiptare.

Ajo fillimisht erdhi në Kosovë për të performuar në Sunny Hill Festival, e më pas vizitoi Shqipërinë dhe u rikthye në Dibër pas 12 vitesh.

Ylli i famshëm së fundmi publikoi një video në rrjete sociale, ku shfaqet me Monika Kryemadhin dhe miq të tjerë.

Foto: Screenshot/Instagram

Krijuesja e hitit “Chase it” shihet duke performuar live dhe tashmë e ka zbuluar se është një admiruese e muzikës së operave.

34-vjeçarja gjithashtu e ka theksuar se që e vogël e kishte dashur sopranon Inva Mula.

Foto: Screenshot/Instagram

“Kur isha e vogël, ulesha në dhomën time dhe këndoja krahas Inva Mulës dhe Renee Fleming. Muzika klasike rezonante thellësisht në mua, si asnjë muzikë tjetër”, u shpreh ajo.

Biondja shtoi: “Unë nuk pretendoj të jem këngëtare opere, thjesht një adhuruese e pasionuar e operës”.


Bebe u shpreh e lumtur për vizitën në Kosovë dhe për gjithë kohën që kaloi. /Telegrafi/