Telegrafi

KQZ sonte fillon numërimin e 1806 votave të diasporës

Pas aprovimit të ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje nga Gjykata Supreme për numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës, sontë pritet të filloj numërimi.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valmir Elezi.

Lexo po ashtu Gjykata Supreme aprovon ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërimin e 1806 fletëvotimeve të diasporës

Elezi ka thënë se numërimi pritet të fillojë në orën 21:00.

“Me qëllim të zbatimit të aktgjykimit të Gjykatës Supreme do të fillojmë me procesin e vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime. Pas këtij procesi, sonte në QNR (e martë, 5 nëntor, ora 21:00) do të fillojmë me numërimin e fletëvotimeve të aprovuara”, ka thënë Elezi.

Ndryshe Lëvizja Vetëvendosje dje në orën 11:00 ka dorëzuar ankesë në Gjykatën Supreme për numërimin e këtyre fletëvotimeve.

Për këto 1806 fletëvotime, Vetëvendosje ishte ankuar edhe në PZAP, mirëpo kjo e fundit ka refuzuar ankesën e LVV-së për numërimin e këtyre fletëvotimeve. /Telegrafi/