Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka mbajtur mbledhjen e radhës ku në rend dite kishte edhe shqyrtimin e regjistrimit të tri partive të reja politike në vend, asaj të Milaim Zekës që është Partia Euroatlantike e Kosovës si dhe Partisë Demokratike të Diasporës dhe Partisë Balliste.
Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KQZ-së kanë aprovuar regjistrimin e këtyre tri subjekteve të reja politike.
“Konstatohet se me 8 vota për është regjistruar subjekti politik Partia Balliste me numër rendor 54″, tha kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.
Partia e Milaim Zekës është regjistruar më 9 vota për dhe asnjë kundër.
“Me 9 vota për është regjistruar Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), me numër rendor 55”, tha ajo.
Me 9 vota për është regjistruar edhe Partia Demokratike e Diasporës, e cila do ta ketë numrin rendor 56. /Telegrafi/