Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur konferencën e parë lidhur me zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat në veri.
KQZ ka njoftuar se sipas planifikimeve është bërë shpërndarja e materialit zgjedhor, shpërndarja është bërë në bashkëpunim dhe përcjelljen e Policisë së Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi shtoi se sipas informacioneve që kemi pranuar janë hapur me kohë të gjitha qendrat e votimit
“Janë 19 qendra votimi që do të presin qytetarët me të drejtë vote, 6 janë të rregullta dhe 13 qendra janë alternative. Qytetarët me të drejtë vote në këto katër komuna është 45 mijë e 95 . Ftojmë qytetarët me të drejtë vote që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese”, tha Elezi.
Konferenca e radhës e KQZ do të jetë në orën 11:30 /Telegrafi/